Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një njoftimi, ky institucion thotë se ka një rol kyç në garantimin e sigurisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
“Angazhimi i Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve është thelbësor, sidomos në ngjarje të mëdha, andaj sipas planifikimeve operacionale po kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, duke shtuar edhe prezencën policore në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në këto kushte me mot të ftohët”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Urimet më të mira për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i adresohen të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të policisë! Le të jetë një ditë e mbushur me gëzim, krenari dhe reflektim mbi rrugëtimin e vendit.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...