Policia themelon task forcë për parandalim të aksidenteve në trafik

20:17 | 24 Korrik 2018
M. A.

Pasi u godit nga një makinë, një biçiklist 40-vjeçar ndërroi jetë në fshatin Bardh të Fushë Kosovës.

Kjo është vdekja e 66 nga aksidentet që ndodhën në Kosovë që nga 1 janari.

E në mënyrë që këto të parandalohen, këtë të martë Policia e Kosovës, ka paralajmëruar që ka krijuar një task forcë.

Përmes kësaj do të angazhohen sa më shumë policë si nga niveli qendror edhe ai lokal.

E ky aksion tanimë veçse ka filluar të zbatohet.

Shpërndaje në rrjete sociale