Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policia e stacionit në Shtime në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, ka thirrur në takim të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të ulta të komunës së Shtimes, ku u diskutua për sigurinë në shkolla.
Të pranishëm në takim ishin, nënkryetari i komunës dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të ulta në Shtime dhe një përfaqësues i prindërve.
Policia para të pranishmëve prezantoi një raport statsistikor rreth rasteve të regjistraura ( 9 raste të regjistruara gjatë vitit 2022) dhe të trajtuara nga policia në Shtime, që lidhen me shkollat dhe sigurinë e shkollave të mesme të ulta në këtë komunë, thuhet në komunikatë.
Policia e stacionit në Shtime, njoftoi të pranishmit se janë duke ligjeruar në shkolla për vetëdijësimin e nxënësve në parandalim të dukurive negative, me temë “Parandalimi I ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore, ndëshkimore” për të vazhduar edhe me ligjerata dhe tema tjera.
Gjithashtu policia siguroi të pranishmit se do të shtojë aktivitetet.
U theksua se, veç policëve me uniformë do të angazhojë edhe pjesëtarë me rroba civile në parandalim të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.
Ndër të tjera, u konsiderua sfidë vendosja e rrethojave në të gjitha shkollat, angazhimi i zyrtarëve të kompanive publike të sigurisë fizike në oborrin e shkollave, vendosja e kamerave të sigurisë për të monitoruar sigurinë fizike të shkollave si dhe levizjet e përsonave të padëshiruar mbrenda hapsirave (oborreve) të shkollave, funksionalzimin e shkallëve emergjente dhe vendosjen e atyre ku mungojnë, trajnimet e punëtoreve teknik dhe përsonelit të shkollës për të operuar me aparate kundër zjarrit, shenjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve që janë afër shkollave (me ”zebra” dhe shenja vertikale) për rregullim të trafikut./arbresh.info/



Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë
Kurti: Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej af...
Kosovës iu referua si “Metohia”, VLEN: Korrigjohen gabimet n...
Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...