Policia e Kosovës njofton se vetëm sot janë shqiptuar 33 gjoba për shoferët në rajonin e Prishtinës, të cilët nuk e respektuan semaforin dhe përdorën telefonin.
Këto gjoba janë në kuadër të implementimit të planeve operative të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor për kontrollin e shtuar të trafikut, përcjell Arbresh.info
“Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës. Mos respektimi i semaforit dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit janë kundërvajtjet për të cilat vetëm sot janë shqiptuar 33 gjoba, ndërkohë që janë shqiptuar edhe gjoba për kundërvajtje të tjera”, thuhet në njoftim.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, njofton tutje policia./Arbresh.info
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll