Policia e Kosovës njofton se gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 janë shtuar angazhimet për rritjen e sigurisë rrugore.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore.
“Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31,110 masa administrative të të gjitha llojeve. Nga sa më lartë, gjithsej 2,487 ka qenë numri i masa administrative të shqiptuara për kundërvajtjet në trafikun rrugor për të cilat janë paraparë pikë negative nga një deri në pesë pikë”, thuhet në njoftim.
“Në rastet e shkeljeve më të rënda të kodit rrugor, në 489 raste është shqiptuar masa e ndalimi të drejtimit të mjetit me veprim motorik nga tre deri në nëntë muaj [konfiskimi i përkohshëm i patentë shoferit], përderisa në 704 raste të kundërvajtjeve është shqiptuar masa administrative për gjykatë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00