Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 9 deri më 15 dhjetor 2024 ka shqiptuar 1026 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr gjashtë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, janë raportuar 25 aksidente, prej tyre 11 aksidente me të lënduar, 16 persona të lënduar dhe 14 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri