Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Siaps njoftimit, gjatë javës së kaluar, nga data 09-15.02.2026, janë shqiptuar 1.443 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 27 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat:
– 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 persona
– 13 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
– Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192./Arbresh.info
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...