Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë javës që shkoi, nga data 25.11.2024 deri më 01.12.2024 ka shqiptuar 773 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr tetë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre një aksident është me fatalitet me një të vdekur, 10 aksidente me 18 persona të lënduar si dhe 26 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...