Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 07.10.2022–13.10.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë 7 komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e një (1281) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, thuhet më njoftimin e Policisë.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë kësaj jave ka vazhduar me implementim të planit operativ ,,Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’’ ku në kontrolle teknike në Qendrën e Kontrollimit Teknik (QKT) janë dërguar katër dhjetë e shtatë (47) automjete nga të cilat katër dhjetë e tre (43) me procesverbal nga QKT janë konstatuar me parregullsi teknike. Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndërmarrë masa ligjore ndaj vozitësve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
Hetim i trembëdhjetë (13) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
Konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) patentë shofer,
Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet. /arbresh.info/
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati