Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së parë të janarit janë sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës.
Sekuestrimi i këtyre armëve është bërë në disa lokacione të ndryshme.
“Zyrtarët policor të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë , gjatë javës së parë të janarit, kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion”, shkruhet në postim.
Sipas policisë, personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit.
Në lidhje me këtë, katër nga personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërrkaq njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Postimi i plotë:
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...