Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në Prizren.
Policia përmes një njoftimi për media, njofton se arma është e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.
“I dyshuari pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e atij. Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...