Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, kanë njoftuar se kanë realizuar një aksion mbrëmjen e 18 shtatorit, ku janë kapur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme narkotikësh.
Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollit të një automjeti ku po udhëtonin dy të dyshuar, policia ka gjetur kokainë (0.6 gram) dhe marihuanë (3.5 gram).
Ndërkohë, një tjetër i dyshuar ka braktisur veturën dhe ka arritur të ikë, duke hedhur një qese me 41.8 gramë marihuanë. Në automjetin e tij policia ka gjetur edhe 180 euro dhe një telefon.
“Pas konsultimit me prokurorin, është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit, ku janë zbuluar, pesë qese me 545.6 gramë marihuanë, një peshore dhe dëshmi tjera.
Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur 9.2 gramë marihuanë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike dhe 179 kavanozë me fara në fazën e prodhimit të kërpudhave narkotike.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari L.A., mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...