Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi të substancës narkotike.
Në njoftimin e policisë thuhet se tre rastet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme.
“Arma e zjarrit është sekuestruar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në një pikë kontrolli në lagjen “Përroi i njelmët”, ndërkaq substanca e dyshuar narkotike në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sekuestrimi i armës së dytë është bërë nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, në një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar personi i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë