Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, ku janë kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme.
Në kuadër të këtij operacioni, në dy raste janë sekuestruar armë, municion dhe mjete tjera të dyshimta ushtarake, transmeton Arbresh.info.
Në një shtëpi banimi në lagjen Korilë të komunës së Zveçanit, policia ka kryer bastisje pas dyshimeve të bazuara se në këtë lokacion mund të gjendej armatim i paligjshëm. Fillimisht, pronari i shtëpisë ka deklaruar se dy armët që i kishte me leje të UNMIK-ut, i kishte dërguar në Serbi.
Megjithatë, gjatë kontrollit në ambientet përcjellëse të objektit, bazuar në nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit. Mes dëshmive të sekuestruara janë:
• Dy (2) karikator për armë të gjatë
• Detonatorë elektrik 49 copa
• Një (1) thikë
• Një këllëf për armë të gjatë
• Një fishek me mbishkrim në baze PPU 8×75 IS
• Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik
• Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj
• Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë
• Makineria për mbushje municioni
• Pjese shtuese për armë të gjatë për trombllon
• Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve
• Arme e gjatë e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion të plotë me gjithsej 60 fishekë të kalibrit 7.62×39
• Tridhjetë e pesë (35) kutia të mbyllura me municion me mbishkrim në bazë “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)
• Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”
• Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”
• Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”
• Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion
• Pajisje distancë matës
• Thike për pushke bajonetë
Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit ne prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër te prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë ne qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:
Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveçan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:
• një pushkë gjuetie,
• 12 fishekë të pushkës se gjuetisë
• 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,
• 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,
• Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.
Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është ne interes te policisë qe te intervistohet një person si i dyshuar./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia