Policia sekuestron armë në dy lokacione në Malishevë

16:33 | 13 Gusht 2025
E.G

Policia në Malishevë ka sekuestruar armë gjatë kontrollit në dy lokacione.

Sipas njoftimit, lokacioni i parë në fshatin Lladroc, ndërsa tjetri kishte të bënte me publikimin e një fotografi të një të mituri ku shihej me armë, shkruan Arbresh.info.

Komunikata:

Stacioni Policor në Malishevë sekuestron armë në dy lokacione

Malishevë , 13 gusht 2025

Në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Ndërsa në lokacionin tjetër , pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.

Në koordinim me prokurorin, të dyja rastet janë inicuar rastet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Apel: Mos mbani armë pa autorizim! Njoftoni Policinë për çdo rast të dyshimtë dhe ndihmoni në mbrojtjen e jetës së të gjithëve.

Shpërndaje në rrjete sociale