Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në një parking të lagjes Tophane në Prishtinë.
Me armë të gjata, zyrtarët policorë janë parë të pozicionuar në këtë parking.
Nga fotografia që është dërguar në adresën e arbresh.info, dhe informatat e para dyshohet se policia është në kërkim të një personi, apo veture të dyshuar.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se nuk ka informata rreth këtij rasti.
“Nuk kemi informata. Më vonë dalim me një raport”, u shpreh Krasniqi./arbresh.info

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë