Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 233 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Siç thuhet në njoftim, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi që siç thekson policia, të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar tetë armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5214 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info


Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...