Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se brenda katër ditëve (26-30 qershor 2023), ka ndërmarrë masa konkrete përmes kontrollit të trafikut me vetura me pajisje inteligjente “smart patrol”.
Me këtë rast, thuhet se janë identifikuar 75 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se 39 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi normat e lejuara të kufizimit të shpejtësisë dhe janë shqiptuar 42 kundërvajtje në trafik.
“Apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve dhe të kontribuojnë për një siguri më të madhe duke respektuar rregullat dhe kriteret ligjore për pjesëmarrje të sigurt në trafik”, thuhet në komunikatën për media.
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...