Policia realizoi 78 urdhëresa të gjykatës për një javë në Prishtinë, sekuestron armë dhe shqipton mbi 4 mijë gjoba në trafik

10:18 | 25 Gusht 2025
E.H

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 78 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 43 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në njoftimin e policisë thuhet se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4457 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 646 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme