Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 57 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 15 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4213 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 484 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info

Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...