Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thoshte se “dëbimi masiv është shkelje e të drejtave të njeriut… përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme”.
Policia këtë e ka konsideruar si deklaratë joprofesionale dhe të pa definuar.
“Lidhur me reagimin e (KMDLNJ-së) Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës, që më tej flet për forcën e përdorur.
“Policia në asnjë rast nuk ka përdorë forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, sqarohet Policia e Kosovës.
Policia ka sqaruar se bazuar në mandatin dhe obligimi që ka Policia e Kosovës, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.
“Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive”, thuhet më tej nga ata.
Ata më tej sqarojnë edhe pse disa persona janë shoqëruar në stacione policore.
“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj, përderisa një zyrtar policor dhe disa persona tjerë kanë pësuar lëndime, Policia ka shoqëruar për intervistim disa persona”.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit