Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vrasjes në tentativë në 24 orët e fundit.
Sipas policisë dy nga rastet kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa njëri në Prizren.
“Prishtinë / 17.02.2025 – 19:40. Lidhur me rastin, pas hetimeve intensive është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull rom shtetas i R. Shqipërisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
“Prishtinë / 06.03.2025 – 18:42. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
“Prizren / 06.03.2025 – 01:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Njësitet policore te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikator, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...