Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 750 gjoba kundërvajtëse.
Po ashtu ka pezulluar 18 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 99 aksidente, nga të cilat:
– 26 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 37 persona
– 73 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës