Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluarka shqiptuar 1 mijë e 510 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 33 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente, nga të cilat:
– 10 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona
– 25 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt thekson do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...