Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 211 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :
12 aksidente me lëndime, 20 persona të lënduar, 17 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.”, thuhet në njoftim.
Mes të tjerash, policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, njofton policia./Arbresh.info/
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...