Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të martën në mbrëmje, hetuesit policorë në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar disa pajisje teknike.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2022, hetuesit policorë në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 1 televizorë
• 2 shtëpiza te kompjuterit
• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore. /arbresh.info/
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...