Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Malishevë që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
Djali i viktimës ka njoftuar policinë se pasi ka dal nga një barnatore e ka para që babai i tij ishte rrëzuar.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
“Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan