Policia e Kosovës ka thënë se tashmë ka filluar patrullimet edhe me vetura civile, me qëllim të ndaljes së aksidenteve në trafik.
Vetëm në dy javët e fundit kanë humbur jetën 7 persona si dhe janë regjistruar rreth 300 aksidente.
“Automjetet zyrtare-civile të Policisë, drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërimi dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Policia e Kosovës ka thënë se do të vazhdojë aplikimi i masës “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më pozitive në uljen e aksidenteve në trafik.
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit