Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Viti.
Siç bëhet e ditur në njoftimin nga policia, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg.
“Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15,000 euro. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/



Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër