Policia e Kosovës ka pranuar 8 mijë kartela xhepi nga OSBE-ja, të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në trajtimin profesional të rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh.
Sipas policisë, këto kartela janë ndarë në tri gjuhë: shqipe (7000), serbe (1000), dhe angleze (40), dhe do të shpërndahen tek zyrtarët hetues, sektorial dhe reargues.
“Ky hap është pjesë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për të ofruar shërbime më të mira dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në, duke siguruar që Policia e Kosovës të jetë më e gatshme dhe e aftë për t’u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme nevojave të qytetarëve me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...