Policia e Kosovës (PK), e adreson këtë informacion zyrtar për media me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuara sot në disa media/portale kryesisht serbe, ku sipas tyre pretendohet kinse humbja e municionit (një karikator me municion) të njësiteve speciale, lidhur me këtë PK-ja sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës siguron opininonin e gjerë se informacionet e tilla, të publikuara nga mediumet serbe, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta dhe kanë për qellim vetëm dezinformimin e qytetarëve.
Ashtu siç e kemi bërë të ditur deri më tani, me datë 26.03.2018, PK-ja bazuar në planifikimet policore, ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovë, dhe pas përfundimit të operacionit policor nuk është evidentuar asnjë humbje e pajisjeve apo municionit zyrtar të asnjë njësie policore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...