Policia e Kosovës nesër me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizojë një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë.
Sipas njoftimit për media ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.
Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi” etj.
“Me këtë rast ftojmë mediat, fëmijët, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti policor, të bashkëbisedojnë me zyrtarët policorë dhe së bashku të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...