Policia në Shtime, pasi ka marrë një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 09:00 në një shtëpi private në rrugën transitore Shtime-Davidovc në Shtime, kanë kontrolluar një shtëpi dhe objekte përcjellëse të personit me inicialet S.H i moshës 31 vjeçar.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe më pas si prova materiale janë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një armë me një karikator.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës””, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/


Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...