Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është duke realizuar fushatë në përkrahje të kandidateve potencial për të aplikuar në Policinë e Kosovës.
Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë po realizohet fushatë vetëdijësuese për inkurajimin e kandidatëve të rinjë të cilët mund të aplikojnë në Policinë e Kosovës.
Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për mënyrën e aplikimit me qëllim të inkurajimit të kandidateve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të Policisë.
Gjatë fushatës, është prezantuar procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, inkurajon të gjithë të interesuarit që pasi te hapet konkursi (i cili pritet të hapet) të aplikojnë në Policisë së Kosovës, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...