Policia në Pejë ka njoftuar se nga 11 shtatori ka filluar aktivitetin e tyre me vetura zyrtare me pajisje inteligjente dhe se deri tani ka identifikuar disa vetura me regjistrim të skaduar.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se se ndaj shoferëve ka shqiptuar 3000 gjoba, përcjell Arbresh.info
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, nga data 11.09.2023 ka filluar aktivitetin e tyre me vetura zyrtare me pajisje inteligjente. Dhe gjatë këtyre tri ditëve ka arrit ti identifikoi dhe të procedoi sipas ligjit mbi rregullat në komunikacion mbi 130 kundërvajtës, dhe atë për skadim te regjistrimit te automjeteve”.
“Ndërsa në përgjithësi nga data 01.09.2023 e deri me datë 14.09.2023, njësia policore në fjalë dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, kanë shqiptuar rreth tremijë (3000) flet gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info./



Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...