Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i reagimit të shpejtë, pesëmbëdhjetë persona të dyshuar janë arrestuar.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të mundshëm. Policia ka identifikuar dhe lokalizuar dy grupet në dy lokacione të ndryshme, duke arritur të vendosë situatën nën kontroll para se të ndodhte përleshja.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohen në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale. Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Arbresh.info
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...