Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme teknike në Mitrovicë, të cilët dyshohet se janë helmuar sot gjatë mësimit duke shfaqur simptoma të djegieve të syve, pas trajtimit mjekësor në spital, janë liruar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në shkollën e mesme teknike ‘Arkitekt Sinani’ në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, dyshohet se njëri prej nxënësve të kësaj shkolle ka spërkatur sprej gjatë pushimit në njërën prej klasave, me ç’rast ka shkaktuar djegie në sy te disa nxënës.
“Një nxënës është arrestuar sot nga policia nën dyshimin se ka përdorur sprej në njërën prej klasave të shkollës së mesme teknike, me ç’rast ka shkaktuar shqetësime shëndetësore te 11 nxënës. Ata pas trajtimit mjekësor janë liruar dhe janë në gjendje të mirë, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Zahiti./express/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...