Njësia e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur sot një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i dukurive negative dhe drogave”, në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko” në qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, ligjërata është mbajtur me nxënësit e klasave të VII-ta dhe VIII-ta, ligjëratë me fokus të veçantë në ngritjen e vetëdijes për pasojat që sjellin dukuritë negative dhe përdorimi i substancave narkotike në jetën dhe mirëqenien e të rinjve, shkruan Arbresh.info.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u theksua roli i rëndësishëm që luajnë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e rasteve të tilla.
Ky aktivitet është pjesë e një sërë iniciativash që Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësive të saj, zhvillon në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurte shkollor dhe mbështetës për të gjithë nxënësit./Arbresh.info/

Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...