Policia në Gjakovë ka njoftuar se sot është kontrolluar vendbanimi i një të dyshuari, Sh.B., në fshatin Guri i Kuq në Rahovec.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një person i dyshuar. Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq- Rahovec.”
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë.
“Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.”
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...