Policia në Gjakovë ka konfiskuar 104 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshmë – tejkalim të shpejtësisë së lejuar; mos vendosje të helmetës mbrojtëse; mungesë të regjistrimit të mjetit; mospagim të detyrimeve doganore.
Po ashtu gjatë katër ditëve të fundit janë shqiptuar 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë konfiskuar 33 patentë shoferë.
“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë katër (4) ditëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Përveç gjobave të shqiptuara janë konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të mjeteve të ndryshme, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve fatale. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bëjnë thirrje te të gjithë drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe respektimin e kufizimeve ligjore. Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!”
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...