Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 30 gjoba dhe ka konfiskuar 10 motoçikleta vetëm gjatë datave 20 dhe 21 maj, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Sipas njoftimit zyrtar, mjetet janë konfiskuar për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa kontrollet e shtuara në rrugët e qytetit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Plani operativ ka nisur më 15 maj 2025, dhe përfshin patrullime të shtuara dhe ndalim-kontrolle të motoçikletave, sidomos gjatë orëve të pikut dhe në zonat më të frekuentuara nga të rinjtë.
Policia e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetar, duke inkurajuar denoncimin e shkeljeve të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo përmes linjave telefonike: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406./Arbresh.info

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë