Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/Nëntor/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 431 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 8 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 2 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 33 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 6 gjoba
– Parkingjet e parregullta, 158 gjoba
– Pajisjet dimërore, 5 gjoba
– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 10 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 6 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 24 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 18 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 178 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 74 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 422 gjoba
-Heqje e patentë shoferit , 17 shoferëve
Gjithsej , 1375 gjoba, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, janë raportuar 27 aksidente:
– Aksidente fatale , 0
– Aksidente me lëndime, 12
– Aksidente me dëme materiale, 15
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...