Policia Rajonale e Ferizajt për nder të Ditës së Gruas – 8 Marsit, ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese.
“Në kuadër të fushatave vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe simbolike me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, thuhet në komunikatën e policisë.
Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...