Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vendosur një monitor elektronik të Policisë së Kosovës në qendrën ’The Village Shoping& Fun’’ në Ferizaj , ku ka vendosur një spot për respektimin e masave ndaj Covid-19 , që përmban disa porosi për qytetarët të përcjellura me disa foto dhe video gjatë zbatimit të masave anti-Covid-19 nga policia rajonale e Ferizajt, shkruan arbresh.info.
Ky spot përmban:
Të dashur qytetarë
Vendi ynë po përballet me virusin Covid- 19
Shumë qytetarë janë infektuar dhe kanë pësuar nga ky virus
Ky virus po merr jetën e më të dashurve tanë.
Ju bashkë me ne , mund ta parandalojmë më të keqën !
Na duhet përkushtim i të gjithëve neve !
‘’ Mos dilni pa nevojë nga shtëpia, edhe nëse dilni, vendosni maskën mbrojtëse’’
‘’ Mos frekuentoni hapësira të mbyllura, shfrytëzoni hapësirat e jashtme për shërbime’’
‘’ Mos takoni njerëz pa nevojë, edhe nëse i takoni ata, mbani distancën e duhur, mund ta rrezikoni jetën e tuaj dhe tjetrit’’
‘’Mos frekuentoni lokale të ndryshme, por lajmëroni policinë për të gjitha organizimet e mundshme që janë në kundërshtim me ligjin.
‘’Mos dilni pa ndonjë arsye të fortë gjatë orës policore’’ , ju mund të jeni shkaktarë, të bartni
virusin , ta infektoni familjen e juaj !
Situata e krijuar epidemike me COVID-19 , paraqet rrezik potencial të infektimit me këtë virus.
Bëni kujdes, respektoni vendimet e Qeverisë së Republikës dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vetëm kështu ne mund ta ruajmë shëndetin publik!
Kësisoj , Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë monitor do ta vendos për disa ditë në vende të ndryshme, ku ka frekuentim me të madh të qytetarëve, po ashtu herë pas here do të jepen edhe mesazhe tjera në parandalim të aksidenteve të komunikacionit, dhunës në familje dhe dukuri tjera negative .
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...