Policia e Ferizajt në këtë fundjavë ka ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit në dasma dhe ahengje familjare.
Me këtë rast bëhet e ditur se personave në fjalë u janë konfiskuar edhe tri armë brezi dhe disa fishekë kalibrash të ndryshëm.
Sipas policisë arrestimi i këtyre personave hyn në vazhdën e zbatimit të planit operativ: “Sezoni veror 2015” dhe në masat e shtuara të Policisë në parandalimin e të shtënave të pakontrolluara me armë zjarri në dasma dhe ahengje”.
Policia në rajonin e Ferizajt ka intervenuar në tri raste të ndara. Me këtë rast, janë shoqëruar në polici tre persona, të cilëve edhe u janë konfiskuar tri armë brezi dhe disa fishekë kalibrash të ndryshëm. Pas intervistimit të të dyshuarve, Prokuroria vendosi që rastet të procedohen në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Zyrës Rajonale për Informim.
Nisur nga këto raste dhe rreziku i vazhdueshëm nga të shtënat e pakontrolluara, Policia rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në dasma dhe ahengje familjare.
Ndryshe, Policia është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore në parandalimin e këtyre rasteve dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...