Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Bube të Zubin Potokut, pasi që dyshohet se me kamionetë me targa vendore kanë hyrë ilegalisht në territorin e RKS-së.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.
“Bube, Zubin Potok / 05.10.2024 – 12:05. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e RKS-së. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...