Policia e stacionit në Shtime, në kuadër të planit aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Shtime së bashku me zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve ka ndaluar dy kamion që po transportonin dhe shisnin drunjë ilegalisht .
Sipas njoftimit, zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj dy personave, ndërsa drunjët janë konfiskuar, përcjell Arbresh.info.
Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve .
“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane