Policia e Kosovës mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.
Sipas njoftimit, ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”, shkruan Arbresh.info.
Marshi u mbajt me datën 02 tetor 2025 dhe filloi nga QKMF nën moton: “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, duke përfunduar në sheshin e Lidhjes, ku u mbajt një ceremoni mbështetëse.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kjo sëmundje.
“Pjesëmarrja e Policisë në këtë aktivitet është dëshmi e përkushtimit të saj për të qenë pranë qytetarëve, për të mbështetur kauza humane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të barabartë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë mirëqenien e qytetarëve, pa dallim.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari