Policia e Kosovës mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.
Sipas njoftimit, ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”, shkruan Arbresh.info.
Marshi u mbajt me datën 02 tetor 2025 dhe filloi nga QKMF nën moton: “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, duke përfunduar në sheshin e Lidhjes, ku u mbajt një ceremoni mbështetëse.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kjo sëmundje.
“Pjesëmarrja e Policisë në këtë aktivitet është dëshmi e përkushtimit të saj për të qenë pranë qytetarëve, për të mbështetur kauza humane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të barabartë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë mirëqenien e qytetarëve, pa dallim.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë