Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka ndërmarrë masa sigurie për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht në fshatin Bërnicë.
Për këtë qëllim, është angazhuar një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë me detyra të veçanta dhe të përgjithshme, të cilët do të monitorojnë ngjarjen dhe do të jenë të gatshëm për reagim të shpejtë.
Masa të veçanta janë paraparë për sigurimin e hapësirës së festivalit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe kontrollin dhe riorganizimin e trafikut në zonën përreth. Do të ketë bllokime të përkohshme apo të pjesshme të rrugëve, ndërsa lëvizja e automjeteve do të ndalohet në perimetrin e afërt të festivalit, me përjashtim të mjeteve të autorizuara.
Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke i ftuar të bashkëpunojnë dhe të respektojnë udhëzimet për një ngjarje të sigurt dhe të qetë.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...